Në Gjilan zor të jetohet nga mbetjet e kafshëve që po i hedh një mishtore

Aktuale June 18, 2018 - 21:31
VIDEO

Banorët e lagjes ‘Zabel’ në Gjilan janë tejet të shqetësuar nga erërat e pakëndshme që janë aktuale në afërsi të shtëpive të tyre. Një pjesë e kësaj lagje duhet të duroi kasapët e një mishtoreje të cilët lënë të gjitha mbetjet e kafshëve mbi tokë, madje edhe në temperatura të larta. Në anën tjetër autoritet komunale kanë paralajmëruar dënime për fajtorët.

Qenët endacak ka me bollëk këndej pari.

Këtu në lagjen e “Zabelit” në Gjilan kafshët kanë mjaftueshëm ushqim për tu ushqyer.

Banorët e kësaj ane po ankohen se kasapët e mishtores “Malësia” po i hedhin mbetjet e kafshëve afër shtëpive ku jetojnë.

Ata po ashtu thonë se këtë telashe e kanë qe dhjetë vite.

Sipas tyre, gjendja është tejet shqetësuese pasi kundërmon erë e pakëndshme.

Televizioni shtatë ka tentuar të marrë një deklaratë nga pronari i kësaj mishtore Nehat Spahiu, por një gjë e tillë ka qenë e pa mundur.

Ky mbrapa kamerës e ka mohuar se punëtorët e tij, kanë hedhur mbetjet e kafshëve.

Ndërkaq, në një përgjigje elektronike drejtori i Shërbimeve Publike Naser Korca, e ka akuzuar pronarin e kësaj mishtore si të pa përgjegjshëm.

Korça po ashtu ka potencuar se do të merren masa të rrepta ndaj këtij pronari nëse vazhdon të hedhë mbetje të kafshëve vend e pa vend.