Pacolli kërkon nga Izraeli njohjen dhe ndihmën për anëtarësim në INTERPOL

Aktuale June 18, 2018 - 21:00
Detajet

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëvë të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritu në takim ambasadoren e Izraelit takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të, Alona Fisher Kamm, të cilës i ka kërkuar edhe ri-shqyrtimin e njohjes së Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

“Ne, i kërkojmë Izraelit që ta njoh Kosovën. Izraeli tashmë është vonë në lidhje me këtë çështje. Të gjithë aleatët e Izraelit e njohin Kosovën dhe nuk ka arsye pse Izraeli nuk po e merr këtë vendim“, ka thënë  Pacolli.

LEXO EDHE: Pacolli tregon datën e saktë kur Komisioni Evropian del me raport për vizat

Të dy po ashtu kanë diskutuar mbi nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe dy popujve si dhe gjetjen e formave për shtimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit. 

“Jam i lumtur, që sot jam takuar me Ambasadoren e Izraelit për t’i diskutuar lidhjet tradicionale në mes dy popujve dhe dy vendeve. Kosova është mik i Izraelit dhe ne e konsiderojmë Izraelin mik të Kosovës. Ne, jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, në veçanti në ekonomi, siguri dhe edukim“, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm Pacolli i ka kërkuar mysafirës nga Izraeli edhe mbështetjen e shtetit të saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. /ZËRI