Kryeministri falënderon pjesëmarrësit në ceremoninë mortore për Hilmi Haradinaj

Aktuale June 18, 2018 - 20:41
Detajet

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të babit të tij, Hilmi Haradinaj.

“Në emër të familjes Haradinaj, ju falënderoj të gjithë ju, që na nderuat sot, me pjesëmarrjen tuaj në homazhe, komemoracion dhe varrim të babait tonë të ndjerë” .

Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se e pamja do të vazhdojë për tre ditë.

“E pamja është e hapur nga dita e nesërme, e martë, deri të enjten, nga ora 08:00-16:00, në Gllogjan”.

Hilmi Haradinaj ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë mëngjesin e së dielës.