Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, nesër viziton Kosovën

Aktuale June 18, 2018 - 16:08
Detajet e takimit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë e ku do të zhvillojë takime me krerët e lartë shtetëror të Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikatë për media dër4guar nga zyra e tij, ku me c`rast janë dhënë edhe detajet e këtij takimi.

Po ashtu është bërë e ditur se në këto takime do të flitet për temat e avancimit të ndërsjellë mes të dy vendeve, pritjet nga samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe për gjëra të tjera të rëndësishme për vendet.

LEXO EDHE: Filloi procesi i ratifikimit të marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës

Ja njoftimi i plotë:

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditën e nesërme do të qëndrojë në Republikën Kosovë në vizitë njëditore, ku do të realizoj takime me Kryetarin e R. së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këto takime do të hapen temat avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pritjet nga Samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi, perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. /ZËRI