Edhe Daut Haradinaj fjalë prekëse për babanë e tij, Hilmiun!

Aktuale June 18, 2018 - 15:09
Lexoni më shumë detaje

Hilmi Haradinajt, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj, i është dhënë lamtumira e fundit me nderime shtetërore e ushtarake, përcjell “Zeri.info”.

Mijëra qytetarë dhe figura politike ishin mbledhur në Gllogjan për t’i dhënë lamtumirën e fundit babit të dëshmorëve Shkëlzen e Luan Haradinaj.

Hilmi Haradinaj u varros në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

Por, pas ceremonisë së varrimit, djali i të ndjerit, deputeti Daut Haradinaj, ka shkruar fjalë prekëse në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.

“Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pas lehtë me ne!”, ka shkruar ndër të tjerash Daut Haradinaj.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë pa ndërhyrje të Daut Haradinajt:

Plak, ashtu siç e deshte popullin dhe vendin tënd, me pietet po të përcjellin Ty sot, me nderime shtetërore e kombëtare, për tek djemtë, bashkëudhëtarët dhe shokët tu.

Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt Hilmi Haradinaj.

Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pasë lehtë me ne!

Dauti