Presidenti Hashim Thaçi dekoron të ndjerin Hilmi Haradinaj (VIDEO)

Aktuale June 18, 2018 - 13:53
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ceremonisë komemorative të Hilmi Haradinaj tha se Kosova humbi një luftëtar që i dha Kosovës shumë, me c'rast e dekoroi të ndjerin me dekoratën e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës raporton zeri.info.

“Bacën Hilmi e njoha gjatë hapave të themelimit të UCK-së. Baca Hilmi gjithmonë tregonte urtësi, maturi dhe pjekuri. Familja Haradinaj ju humbët një bashkëshort, baba dhe gjysh të jashtëzakonshëm por ne mbetem pa një luftëtar, veteran të lirisë së Kosovës", tha Thaci, raporton “Zeri.info”.

Thaci mes tjerash tha se Hilmi Haradinaj nuk u dorëzua përball sfidave jo të lehta.

Duke theksuar se Haradinaj meriton shumë më shumë, Thaçi e dekoroi me dekoratën e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të ndjerin./Zeri/

Image

Image