Haradinaj me fjalë prekëse për babanë e tij, Hilmiun!

Aktuale June 18, 2018 - 13:47
Lexoni më shumë detaje

Në mbledhjen komemorative në nderim të Hilmi Haradinajt, foli edhe kryeministri Ramush Haradinaj, djali i të ndjerit, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se do t’i mbesin besnik lirisë ashtu siç e deshi, Hilmiu.

“Do ti mbetemi besnik lirisë, ashtu siç ishte besnik babai ynë, Hilmu. U presh në paqe plak!”, tha ndër të tjerash, kryeministri Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

“Sot e kemi vështirë familja, e kemi vështirë bashkëluftëtarët dhe kushdo që e çmon lirinë, se kur të ndahemi prej një luftëtari të shquar për lirinë tonë, lirinë e shqiptarëve.... ndarja nga baba ynë, Hilmiu, ka shumë ndenja dhe porosi, por ajo që ka rëndësi është se njerëzit e vendosur dhe që besojnë në vlerën e tyre krijojnë një vlerë të re. Ai arriti që të krijoj prej vetes e prej neve njerëz që e duan lirinë.... liria jonë është si rezultat i shumë vuajtjeve e sakrificave, por edhe nga shtetet mike,....”, tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Image