Ramosaj: Haradinaj i dha Kosovës 3 heronj e 4 gjeneralë

Aktuale June 18, 2018 - 13:30
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në ceremoninë komemorative të Halmi Haradinajt tha se i ndjeri Haradinaj ishte personalitet që dha shumë për Kosovën raporton "Zeri.info".

"E nderuara familje Haradinaj pranoni ngushëllimet tona dhe na jepni edhe ne forcë nga forca e juaj sic na dhatë gjithmonë. Hilmi Haradinaj ishte luftuar i palëkundur përball stuhive që ranë mbi familjen e tij. Ai dha 3 heronj dhe 4 gjeneralë Kosovës", tha Ramosaj.

Ai gjatë fjalimit të tij shprehu ngushëllimet e tij familjes Haradinaj duke e ngritur lart figurën e Hilmi Haradinaj. /Zeri/