Edhe Lulzim Basha bën homazhe te Haradinaj (FOTO)

Aktuale June 18, 2018 - 13:19
Lexoni më shumë detaje

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Ai ishte i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

Basha po merr pjesë edhe në mbledhjen komemorative që sapo ka filluar, raporton “Zeri.info”.

Pas përfundimit të mbledhjes komemorative, varrimi i Hilmi Haradinajt do të bëhet në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan në orën 14:00.

Hilmi Haradinaj ndërroi jetë të shtunën në QKUK. /Zeri/

Image

Image

Image

Image