Deliu-Kodra e Zemaj, përfaqësojnë Kosovën në COSAC

Aktuale June 18, 2018 - 10:12
Lexoni më shumë detaje

Po mbahet konferenca e Komisioneve Parlamentare për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian COSAC në Sofje të Bullgarisë.

Përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor të pranishme në këtë konferencë po shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian.

Në këtë konferencë Parlamenti i Kosovës po përfaqësohet nga kryetarja e Komisionit për Integrime, Blerta Deliu-Kodra dhe nënkryetari i këtij Komisioni, Armend Zemaj, përcjell “Zeri.info”.

Përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian.

Përfaqësues të Parlamenteve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani Perëndimor shkëmbejnë pikëpamjet e tyre lidhur me praktikat më të mira midis parlamenteve kombëtare dhe parlamentit evropian.

“Me kërkesë të delegacionit të Kosovës dhe me mbështetje të nikoqirit Kristian Vigenini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane u propozua që Kosova të jetë anëtare e përhershme në cilësinë e vëzhguesit deri në marrje të statusit të kandidatit Propozimi u përkrahë nga të gjitha shtetet e pranishme në këtë konferencë dhe si i tillë e ofroj Kosovën me afër anëtarësimit në organizata dhe mekanizma të shumtë të BE-së”, thuhet në njoftim.

Në hapje të punimeve të konferencës kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov theksoj perspektivën e qartë të Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së duke potencuar rolin që ka pasur Bullgaria për të mbështetur normalizimin marrëdhënieve të shteteve të Evropës Perëndimore.

 Konferenca do t’i vazhdojë punimet edhe nesër.

Image