Shpend Maxhuni raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së

Aktuale June 18, 2018 - 08:06
Mësoni më shumë shumë detaje

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, raporton sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Mbledhja e Komisionit do të mbahet në orën 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, më 20 prill presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Shpend Maxhuni para emërimit si shef i AKI-së, ishte drejtor i Policisë nga viti 2011, ndërsa pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999.

Para Maxhunit, në postin e shefit të AKI-së ishte Driton Gashi i cili dha dorëheqja pas kërkesës së kryeministrit Haradinajt për ta liruar detyrën pas aferës së deportimit misterioz të 6 shtetasve turq.