A po përhapet malaria në Kosovë?

Aktuale June 17, 2018 - 21:02
Mësoni më shumë shumë detaje

Dy kosovarë që kanë vizituar Afrikën janë prekur nga një sëmundje e rëndë e njohur si malaria.

Njëri është 24-vjeç ndërsa tjetri është 52.

Drejtori i Klinikës Infektive në Prishtinë thotë se gjendja e dy pacientëve është stabile.

Bën thirrje që kushdo që ka ethe, vjellje, temperaturë e dhimbje të barkut të lajmërohet menjëherë te mjeku.

Është një infeksion i cili paraqitet në zonat tropikale.

Krahas kësaj, brenda këtij viti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë paraqitur dy raste me malarie.

Gjurmët e këtij infeksioni, janë paraqitur në Kosovë gjatë kësaj jave, ku një pacient nga Gjakova ka pasur ethe, temperaturë, dhimbje të muskujve e të barkut.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tregon se këto janë simptomat e malaries.

Ai sqaron se pacienti  i lindur në vitin 1994, kishte qenë paraprakisht në Nigeri.

Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm që gjatë vitit 2018 është infektuar me malarie.

Ramadani sqaron se si mund të bartet kjo sëmundje.

Gjendja e pacientëve është stabile. Megjithatë, Ramadani sqaron se pacientët që kanë simptomatologji të tillë, duhet të paraqiten te mjeku.

Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit. /T7/