Kadastri në mbikëqyrje të plotë të “Zajednicës”

Aktuale June 17, 2018 - 16:10
Detajet

Mitrovicë. Ekipi për hartimin e statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe, ka mbajtur një takim me drejtorë të drejtorive kadastrale të komunave me shumicë serbe, si dhe me ekspert të kësaj fushe dhe ka vlerësuar se kadastri duhet të jetë nën mbikëqyrje të plotë të “Zajednicës”, transmeton “Zeri.info”.

 Në një komunikatë për medie, anëtarët e ekipit për hartimin e statutit të “Zajednicës” kanë vlerësuar se vendosja e kadastrit nën mbikëqyrje të plotë të AKS-së do të ishte pengesa më e  madhe e keqpërodrimeve me librat kadastralë të tokave si dhe të punëve tjera të kësaj fushe. Këtë vlerësim, siç thuhet në komunikatë, anëtarët e ekipit për hartimin e statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe e kanë dhënë në bazë të vlerësimin të ekspertëve të kësaj fushe. Ata thanë se kanë biseduar me shefat kadastralë të komunave me shumicë serbe lidhur me kompetencat e Bashkësisë së Komunave Serbe, e cila ende nuk është formuar, përkitazi me menaxhimin e kadastrit për palujtshmërit, eksproprijimit të tokave dhe punëve tjera të shërbimit kadastralë.

“Shefat kadastralë të komunave kanë treguar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për kadastrin që është arritur në Bruksel, gjegjësisht për vendosjen e kadastrit të duhur në gjithë Kosovën”, thuhet në komunikatën për medie të ekipit për hartimin e stautit të Bashkësisë së Komunave Serbe.

Ndryshe, Beogradi dhe Prishtina në vitin 2011 kanë arritur marrëveshje në Bruksel për transferimin e të gjitha të dhënave kadastrale, Prishtinës, që ofrojnë të dhëna për pronësinë. Në bazë të marrëveshjes Beogradi është obliguar t’ia transferojë Prishtinës të gjithë të dhënat kaadastrale nga teritori i Kosovës, ndërsa pjesa e parë e librave kadastralë i është dorëzuar Prishtinës në vitin 2014. /ZERI