Skovbo: Haradinaj të kujtohet si martirë që i dha gjithçka Kosovës

Aktuale June 17, 2018 - 15:46
Detajet

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ushtarake Daneze (East Bridge Academy), njëherësh edhe mbikëqyrës i Forcave të Sigurisë së Kosovës, John Skovbo, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Haradinaj, me rastin e humbjes së kryefamiljarit, Hilmi Haradinajt, shkruan “Zëri.info”.

Ai familjes Haradinaj i ka dërguar një telegram ngushëllimi ku shpreh dhimbjen e tij për këtë humbje.

LEXO EDHE: Limaj i shkon për ngushëllime në shtëpi Haradinajt

Ja telegrami i plotë i tij:

Akademia e Ura e Lindjes mori informacionin e trishtuar se kryefamiljari  i

familjes Haradinaj, z. Hilmi Haradinaj ka vdekur.

Unë personalisht shpreh ngushëllimet e mia të thella sepse di se çfarë është të

Humbasësh të  atin.

Në pikëllim të thellë,kujtojeni z. Hilmi Haradinaj si një baba të përkushtuar,

Burrë,  gjithashtu si martir i cili i dha gjithçka në rrugën e lirisë për

Republikën e Kosovës

Në kohën e pikëllimit, më lejoni të di nëse mund të kontriboj me ndonjë gjë.

Ngushëllimet e mia më të thella. /ZËRI