Bahtiri telegram ngushëllimi familjes Haradinaj

Aktuale June 17, 2018 - 12:45
Detajet

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i ka dërguar telegram, ngushëllimi familjes Haradinaj me rastin e vdekjes së kryefamiljarit, Hilmi Haradinajt, shkruan “Zëri.info”.

Në këtë telegram Bahtiri ka ka ngritur lartë figurën e Haradinajt duke e cilësuar atë dhe familjen e tij si ato që kanë dhënë më së shumti sakrifica për çlirimin e Kosovës.

LEXO EDHE: Kryetari i Vushtrrisë telegram ngushëllimi familjes Haradinaj

Kryetari i Vushtrrisë telegram ngushëllimi familjes Haradinaj

Ja telegrami i plotë i Bahtirit:

Telegram ngushëllimi i kryetarit Agim Bahtiri familjes Haradinaj

 E nderuara familje e Hilmi Haradinajt,

I nderuari kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj,

Qytetarët e Mitrovicës dhe unë personalisht, me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të babait tuaj, Bacës Hilmi, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Përkushtimin e tij për çështjen kombëtare dhe çlirimin e Kosovës, Baca Hilmi e dëshmoi me vepra konkrete, pasi që me  tërë familjen bëri sakrifica të mëdha dhe duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës.

Për Popullin e Kosovës dhe gjithë shqiptarinë familja Haradinaj, është një familje emblematike, kontributi i së cilës do të çmohet për jetë e mot. Është fat i madh për Kosovën dhe popullin shqiptarë që pati një burrë dhe patriot siç ishte Hilmi Haradinaj.

E nderuara familje Hardinaj, i nderuari kryeministër Haradinaj, për humbjen e  madhe, jo vetëm për juve, por edhe për popullin e Kosovës, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella.

Baca Hilmi u prehtë në paqe. /ZERI