Kryetari i Vushtrrisë telegram ngushëllimi familjes Haradinaj

Aktuale June 17, 2018 - 12:38
Telegrami i tij

Kryetari i ,komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haradinaj me rastin e vdekjes së kryefamiljarit, Hilmi Haradinajt, shkruan “Zëri.info”.

Në emër të komunës, Tahiri në këtë telegram ngushëllimi ka shkruar se Haradinaj ka dhënë shumë për Kosovën.

LEXO EDHE: Krerët e shtetit ngushëllojnë familjen Haradinaj

Ja telegrami i plotë i tij:

I nderuari Kryeministër,

E nderuara Familje Haradinaj!

Me dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi.

Baca Hilmi, përherë do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona si njeri i urtë e fjalë pak,  por atdhetar i madh, që dha shumë për Lirinë e Kosovës.

U prehesh në paqe Baca Hilmi!

I nderuari Kryeministër Haradinaj,

E nderuara Familje Haradinaj!

Ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta!

Në emër të Komunës së Vushtrrisë

Xhafer Tahiri, kryetar. /ZERI