AAK-ja ngushëllon familjen Haradinaj

Aktuale June 17, 2018 - 10:14
Njoftimi i tyre

Zyrtarë nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen sot nga kjo parti janë anuluar për shkak të vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kreut të partisë, Ramush Haradinajt, transmeton “Zëri.info”.

Me këtë rast kjo parti përmes kësaj komunikatë ka shprehur ngushëllime për familjen Haradinaj dhe popullit të Kosovës.

LEXO EDHE: Lladrovci e Jashari ngushëllojnë familjen Haradinaj

Ja komunikata e plotë:

Ju njoftojmë se të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, anulohen.

Departamenti për Mardhënie me Publikun i AAK-së,  me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! /ZËRI