Presidenti ngushëllon familjen Haradinaj: Baca Hilmi i dha shumë Kosovës

Aktuale June 17, 2018 - 09:47
Postimi i tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar kryeministrin dhe familjen Haradinaj për vdekjen e babait Hilmi Haradinaj, në mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të rëndë  shkruan “Zëri.info”

Ai ka thënë se baca Hilmi ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë.

LEXO EDHE: Nasim Haradinaj: Hilmi Raradinaj sinonim i qëndresës

Ja postimi i plotë i tij: 

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”.  /ZËRI