Veseli në BIK: Nihmojeni njëri-tjetrin dhe ata që kanë nevojë

Aktuale June 15, 2018 - 10:58
Lexo detajet!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qëndruar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Veseli u prit nga Myftiu Naim Ternava, dhe të dy uruan të gjithë qytetarët e besimit Islam për këtë festë.

Kryeparlamentari tha se kjo është një ditë gëzimi dhe bashkimi për të gjitha familjet.

“Bëj thirrje që të ndihmoni njëri-tjetrin, ndihmoni ata që kanë nevojë, vizitoni familjet në momente të vështira, që janë në skamje. Gjithashtu kujtoni dhe respektoni ata që kanë dhënë gjithçka për vendin, dëshmorët dhe familjet e tyre”.