Isa Mustafa uron festën e Fitër Bajramit

Aktuale June 14, 2018 - 21:41
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit.

Ai ka uruar paqe, mirëqenie dhe harmoni në familjet dhe shtetin e Kosovës.

Statusi i tij i plotë:

Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj përzemërsisht përmbylljen me devotshmëri të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Paqja, mirëqenia e harmonia mbizotërofshin në të gjitha familjet dhe në shtetin e Kosovës.

Urime Festa e madhe e Fitër Bajramit!