Daçiq: Serbia po bën përpjekje të gjejë zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën

Aktuale June 14, 2018 - 21:36
Mësoni më shumë shumë detaje

Serbia  është e gatshme që të vazhdojë përpjekjet e saj në drejtim të gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme që do të jetë në interes të Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të kontribuojë në stabilitetin e tërë rajonit.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq pas një takimi me shefin e Sektorit për Marrëdhënie Bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Marshik.

LEXO EDHE: Vuçiq: Serbia do të jetë në pozitë të vështirë në dialogun me Kosovën

Gjatë diskutimit u tha se rëndësia e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, përcjell lajmi.net.

Bashkëbiseduesit theksuan veçanërisht se dialogu midis dy vendeve është në një nivel të lartë si dhe ka një trend të vazhdueshëm përmirësimi.

Daçiq ka theksuar se roli i SHBA-ve është konstruktiv dhe kjo fuqi është duke i bërë presion Prishtinës për disa çështje.

Ai ka shtuar se formati i dialogut nuk duhet ndryshuar.