Shtimja përmbytet pas shiut

Aktuale June 14, 2018 - 20:48
Lexo detajet

Një valë e reshjeve ka përfshirë sot pasdite një pjesë të vendit.

Por që reshjet e shiut duket se kanë qenë më të dendura në qytezën e Shtimes, njofton Klan Kosova.

Nga disa pamje të siguruar , niveli i ujit është ngritur tejmase përgjatë rrugëve, çka ka bërë që veturat të mbesin të bllokuara.

Po ashtu sasia e madhe e ujit ka rrezikuar edhe bizneset që operojnë përskaj rrugës. Nga videot e mëposhtme shihen punëtorë dyqanesh që me mjete të ndryshme largojnë ujin nga dera e hyrjes.