Naim Tërnava: Njerëzit janë larguar nga njëri-tjetri

Aktuale June 14, 2018 - 19:57
Lexo detajet

Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të mbretërojë edhe pas tij, ndërsa filozofia dhe mësimet e këtij muaji të shenjtë duhet të bëhen udhërrëfyes për mënjanimin e problemeve shoqërore.

Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në natën e Fitër Bajramit.

Ai ka shprehur shqetësim për ndarjen e shoqërisë, duke thënë se njerëzit janë larguar nga njëri-tjetri.

LEXO EDHE: Thaçi uron besimtarët mysliman për Fitër Bajramin

Në prag të festës së Bajramit, Tërnava e shfrytëzoi rastin për të dhënë edhe mesazhe të tjera, me ç’rast tërhoqi vërejtjen se zhveshja e festave nga qëllimet tyre të vërteta po shndërrohet në manifestim që nuk ka kuptim.