Delawie: Të zgjidhen gjyqtarë të kualifikuar dhe të ndershëm në Kushtetuese

Aktuale June 14, 2018 - 16:57
Mësoni më shumë shumë detaje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, thotë se vendet e zbrazura në Gjykatën Kushtetuese duhet të plotësohen sa më shpejt me gjyqtarë të ri, apolitikë, të ndershëm dhe të kualifikuar.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, kësisoj nuk do të ketë mundësi të marrë vendime pa u zgjedhur gjyqtarë të ti.

LEXO EDHE: Nga nesër 'paralizohet' Gjykata Kushtetuese

Delawie është i shqetësuar me gjendjen ekzistuese të kësaj Gjykate, sipas tij,  duhet sa më shpejt të dalë prej kësaj situate vakante.

“Përderisa po feston 10-vjetorin e Kushtetutës, Kosova po përballë me zbrazësi në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedh kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, të përfshijë gra në këtë gjykatë tejet të rëndësishme”, ka shkruar Delawie në rrjetin social "Twitter".