Ja në sa ora do të falet nesër namazi i Fitër Bajramit

Aktuale June 14, 2018 - 16:52
Detajet

Zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se nesër(e premte),  namazi i Fitër Bajramit do të falet, në ora 5:34 të mëngjesit, transmeton “Zëri.info”.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se imam në faljen e namazit do të jetë, sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi ndërsa Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Ja njoftimi i plotë i BIK-ut:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  enjte, më 14 qershor 2018.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor 2018.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë. /ZËRI