Aktuale

'Vuçiq investon mbi 80 për qind të kohës në gjetjen e kompromisit për Kosovën'

'Vuçiq investon mbi 80 për qind të kohës në gjetjen e kompromisit për Kosovën'
14 qershor 2018 • 15 : 47

Lexo detajet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq investon më shumë se 80 për qind të kohës së tij në gjetjen e një kompromisi për Kosovën.

Sipas saj ky kompromis do të kontribuojë në sigurinë e qytetarëve të Serbisë, por edhe siç ka thënë ajo “të popullatës sonë në krahinën jugore serbe, të drejtën e tyre për të jetuar dhe punuar”.

Brnabiq tha poashtu se kur Brukseli e shtyu Prishtinën për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e Komunave Serbe, atëherë ata filluan të thonë se AKS-nuk nuk është e rëndësishme dhe se do të humbim kohë.

“Kjo nuk mund të bëhet asisoj. Ju keni një Serbi dhe një president i cili po bën përpjekje dhe guxim të madh për të lënë zonën e rehatisë dhe për të treguar se Serbia është gati për një kompromis”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

© zëri.info