Aliu: Lista Serbe në udhëheqje me standarde të dyfishta

Aktuale June 14, 2018 - 13:18
Lexo detajet

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu ka kritikuar ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, për ndarje të fondeve për veriun e Mitrovicës dhe për favorizimin e kompanive që importojnë produkte të Serbisë, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Haradinaj e pranon, marrëdhëniet me Listën Serbe janë vështirësuar

“Nenad Rikallo është ministri i cili veprimtarinë e tij do ta zhvillojë në favor të Serbisë në Ministrin e cila më së shumti i sjell përfitim Kosovës. I kemi dy çështje këtu që na lidhen me ministrin Rikallo. Është përkrahja për kompanitë të cilat po importojnë mall nga Serbia dhe se a po integrohen Serbet e Kosovës me veprimet e Rikallos. Jo ata nuk po integrohen. Njëri ndër planet më efikase të Rikallos është programi për Mitrovicën e Jugut duke e konsideruar si rajonin më të varfër dhe kështu kemi fonde vetëm për veriun”, ka thënë ai.

Tutje Aliu ka thënë që Lista Serbe në Kosovë është duke funksionuar me standarde të dyfishta pasi që në Kuvend nuk angazhohen ndërsa në Ministri janë prezentë.

“Politika e Riakllos është e dyfishtë ata nuk po vinë në Kuvend ndërsa në ministri punojnë për Serbinë. Po punojnë me standarde të dyfishta. Ta marrin buxhetin, paret dhe nuk të njohin”, ka thënë tutje ai. /ZËRI