Aktuale

Apostolova: BE nuk do të lejojë që në Kosovë të rinjtë të pësojnë nga arsimi

Apostolova: BE nuk do të lejojë që në Kosovë të rinjtë të pësojnë nga arsimi
14 qershor 2018 • 12 : 07

Lexo tjera detaje

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së fushatës për arsim cilësor, në shkollën speciale "Përparimi" në Prishtinë. Nxënës të kësaj shkolle para saj kanë dhënë një shfaqje, raporton "Zëri.info".

Gjatë vizitës së saj në këtë shkollë ajo është takuar edhe me pesë nxënës me nevoja të veçanta të cilëve u ka dhuruar edhe dhurata.

Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, financimi i shkollës është bërë nga Bashkimi Evropian, me c ras edhe e ka falënderuar Apostoloven.

Apostolova ka thënë se Bashkimi Evropian ka vendosur që në Kosovë prioritet të jetë arsimi.

"Gjithë muajin e kemi kaluar duke ngritur vëmendjen për rëndësinë e arsimit në Kosovë. Ta kemi parasysh popullatën e re të Kosovës e cila është edhe popullata më e re në Evropë. Kjo popullatë duhet të jetë e përgatitur për tregun e punës prandaj edhe Bashkimi Evropian për vitet e ardhshme e ka bërë prioritet arsimin në Kosovë",ka thënë Apostolova./ Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

© zëri.info