Zyrtarët e Listës Serbe vazhdojnë vizitën në Washington

Aktuale June 13, 2018 - 23:26
Mësoni më shumë shumë detaje

Zyrtarë të lartë të Listës Serbe po qëndrojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një fotografi nga vizita në SHBA.

Jevtiq shihet bashkë me kryetarin e partisë, Goran Rakiq, dhe kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, para Capitol Hillit, ndërtesës së Kongresit amerikan.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk ka të planifikuar asnjë takim me përfaqësuesit e Listës Serbe, por partia ka thënë se do të takohet me zyrtarë amerikanë në Qashington.

Zyrtarët e Listës Serbe kanë thënë se do t'i njoftojnë amerikanët për pozitën e serbëve në Kosovë, për problemet aktuale, dhe propozimet për zgjidhjen e tyre. /Express/

Image