Aktuale

Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin për rolin e mediave në promovimin e grave në qeverisje

Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin për rolin e mediave në promovimin e grave në qeverisje
13 qershor 2018 • 15 : 54

Fondacioni Jahjaga prezantoi sot projektin : ”Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”, i cili përkrahet nga ATRC dhe USAID.

Ky projekt parasheh realizimin e dy trajnimeve në fusha si avokimi dhe të folurit publik me gra në pozita udhëheqëse dhe gra nga kuvendet komunale të tri komunave (Prizren, Shtërpcë e Ferizaj), si dhe trajnime me gazetarë për raportimin gjinor në mënyrë që të rritet vetëdija shoqërore për rolin e grave dhe luftohen stereotipet gjinore.

Jahjaga, në fjalën e saj hyrëse u fokusua në rolin e gruas në pozita vendimmarrëse duke theksuar nevojën që gratë të jenë të përfaqësuara denjësisht në politikë.

Mexhide Mjaku Topalli , Kryetare e grupit të grave deputete në Kuvendin e Kosovës vuri në pah arritjen e barazisë gjinore si kruciale për mbrojten e të drejtave të njeriut e funksionimit të demokracisë ndërsa përfaqësueset e zërit të grave lokale, Kristina Gashi Bytyçi – Kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe Sadije Jakupi – Kryesuese e Grupit joformal te grave në Prizren prezentuan sfidat që kanë në komunat respektive dhe vullnetin e përditshëm për avancimin e pozitës së gruas.

© zëri.info