PSD vendos datën e tryezës së radhës, përjashton Listën Serbe

Aktuale June 13, 2018 - 15:18
Lexoni më shumë detaje

Partia Socialdemokrate (PSD) të hënën do të mbledh partitë politike në përjashtim të Listës serbe për të diskutuar lidhur me fazën e radhës të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë raporton “Zeri.info”.

Këtë gjë për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Partisë Social Demokrate (PSD), Shkodran Hoti, i cili ka bërë të ditur që tema kryesore e këtij takimi do të jetë Dialogu me Serbinë: Fuqizimi i Republikës Parlamentare.

“Ftesat për tryezën janë dërguar dje dhe do të mbahet ditën e hënë në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ua kemi dërguar ftesat të gjitha partive politike me përjashtim të Listës Serbe, për arsye të qëndrimeve të saj në lidhje me Kosovën dhe koordinimit të vazhdueshëm me qeverinë e Beogradit”, ka thënë Hoti.

Ndërsa lidhur me pritshmërinë e kësaj tryeze, Hoti ka thënë që duhet të presim për të parë si do të zhvillohet.

Kujtojmë se tryeza të tilla deri më tani kanë organizuar edhe Partia Demokratike e Kosovës,  Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje./ZERI