FSSHK ultimatum kryeministrit: Ligji për paga të procedohet në qershor

Aktuale June 13, 2018 - 13:58
Lexo detajet

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla i ka dhënë ultimatum kryeministrit qe deri në qershor ta procedoj ligjin për paga, raporton “Zëri.info”.

"Ligji për paga duhet të procedohet deri në qershor. Kryeministri dhe të gjithë te tjerët duhet ta mbajnë fjalën e tyre. Ligji pretendon të bëjë nivelizimin sipas standardeve evropiane. Përndryshe shëndetësia është në kolaps", tha ai.

Ai foli edhe për Kontratat Kolektive ku tha se ato kanë kushtuar mbi katër milion euro, por qe sipas tij, stafi mjekësor është i kënaqur me këto kontrata.

Në anën tjetër, kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla tha se nëse nuk do të bëhet furnizimi me barna, ata do të marrin masa ne lidhje me këtë çështje.  

"Jam betuar që çdo informatë me nda për media. Nëse nuk bëhet furnizimi me barna do të mblidhemi dhe do të marrim masa. Nëse nuk arrin 70% për qind furnizimi me barna do të i dha shumë i lumtur", tha ai./ZëriImage