Aktuale

Plani sekret i BE-s: Kosova dhe Shqipëria me qendra për pranimin e emigrantëve

Plani sekret i BE-s: Kosova dhe Shqipëria me qendra për pranimin e emigrantëve
13 qershor 2018 • 13 : 12

Lexoni më shumë detaje

Pas kryeministrit danez, edhe kancelari austriak Sebastian Kurc, ka përmendur se janë duke u zhvilluar bisedimet që në Evropë, por jashtë Bashkimit Evropian, të krijohen qendra për pranimin e emigrantëve, transmeton "Zëri.Info".

Kurc për televizionin publik ‘ORF’, ka sqaruar se në këtë plan është duke punuar Austria së bashku me disa vende tjera, ndërsa thelbi i saj është që të krijohet një qendër për pranimin e emigrantëve jashtë Unionit, ku do t’ju ofrohej mbrojtja, por jo edhe shansi për jetë më të mirë.

I pyetur rreth ekzistimit të një projekti të tillë, ai ka thënë se janë duke u bërë përpjekje që jashtë BE-s të formohen qendra për mbrojtje, ku mund të vendosen refugjatët, po ku nuk do t’ju ofrohej një jetë më e mirë në Evropën Qendrore.

“Ky është një projekt që po e diskutojmë me një numër të vogël shtetesh për t’i rritur gjasat për realizimin e tij”, ka thënë Kurc. Dhe ditëve të fundit në mediat austriake përmendet Shqipëria si vendi që do t’i realizonte këto qendra, transmeton "Zëri.Info".

I pyetur rreth kësaj, kancelari austriak është përgjigjur: “Do ta shohim”. Mirëpo, përveç Shqipërisë, vendet që gjenden në Evropë, por nuk janë në BE, dhe që mund të përfshihen në këtë plan, është edhe Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

© zëri.info