Njoftim i rëndësishëm nga BIK-u për festën e Fitër Bajramit

Aktuale June 13, 2018 - 12:31
Lexoni më shumë detaje

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.