Lideri i opozitës në Serbi: Vuçiq s’mund t’i japë zgjidhje çështjes së Kosovës

Aktuale June 12, 2018 - 23:06
Lexo detajet

Kreu i Lëvizjes së qytetareve të lirë në Serbi, Sasha Jankoviq, ka thënë se regjimet jodemokratike në Beograd dhe Prishtinë nuk mund të japin zgjidhje për çështje si Kosova.

Ai duke folur për N1, ka pohuar se vetëm autoritetet demokratike me vullnetin e tyre mund të arrijnë zgjidhje, përcjell Klan Kosova.

“Asnjë nuk mund të pres që presidenti Aleksandër Vuçiq ta zgjidh problemin me Kosovën. Ai tash po shikon shansin që të thotë se nuk është përgjegjës: S’isha unë, por shtetet e huaja”, ka thënë Jankoviq.

Ai ka thënë se partitë opozitare do të duhej që merreshin me zgjidhjen e çështjes me Kosovën, kur të vinin në pushtet.

“Kjo klasë nuk do të jetë në pushtet për shumë kohë. Vuçiq ka për të nënshkruar diçka deri kah fundi i vitit, por që ai nënshkrim s’do të prodhojë zgjidhje. Çështja do të zgjidhet kur njerëzit të jenë të relaksuar”.

“Nuk mund ta bllokojmë Kosovën në progresin ndërkombëtar sepse njerëz jetojnë atje, bashkë shqiptarë e serbë të cilëve duhet t’ua duam të mirës”, ka thënë ai.