Vuçiq apelon serbët: Mos hyni në ushtrinë e Kosovës

Aktuale June 12, 2018 - 12:17
Lexo detajet

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se i bashkohet apelit të Listës serbe që serbët të mos regjistrohen në ushtrinë e Kosovës, transmeton zeri.info

Në pyetjen se a ka serbë që janë regjistruar në ushtrinë e Kosovës, Vuçiq ka thënë se ka të dhëna për këtë dhe ka thënë se i është bashkangjitur apelit të  kryetarit të  Listës serbe Goran Rakiq, që serbët e Kosovës të mos bëjnë një gjë të tillë, siç tha ai, pasi i kanë mashtruar duke iu ofruar paga të larta...!

Ai shtoi se shumë serbë në një fshat të Novobërdës janë regjistruar për t’u bërë pjesëtarë të ushtrisë së Kosovës, por po punojmë në këtë dhe tha se shumë serbë në të kaluarën kanë qenë në ushtri të ndryshme dhe duhet të kemi vetëm një ushtri – ushtrinë e Serbisë, duke shtuar se, agjenci të jashtme po punojnë në këtë drejtim dhe i pyes ata se a po dëshirojnë që "serbët të godasin serbët"./Zeri