Veseli do që vlerat e luftës të mbrohen me ligj

Aktuale June 11, 2018 - 19:39
Lexo detajet

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka iniciuar Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Veseli ka treguar se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës, si dhe nisjen e muzeut të luftës së popullit.

“Në prag të shënimit të 19 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, sot iniciova Draft Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen institucionale të luftës sonë, të përcaktojë monumentin qendror që i mungon vendit tonë, si dhe do të nisë themelimin e muzeut të luftës së popullit tonë për çlirim”, ka shkruar Veseli.

Po ashtu, me miratimin e këtij ligji do të përcaktohej një datë e veçantë për ta përkujtuar sakrificën e popullit për lirinë, ndër dekada e shekuj, ashtu siç është praktikë në shumë vende.