Hoxha: ERA do të implementohet këtë vit

Aktuale June 11, 2018 - 11:15
Lexoni më shumë detaje

Ministrja e Integrimit Dhurata hoxha, tha sot se Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) do të implementohet tërësisht deri në shtator të këtij viti raporton "Zeri.info".

"Është shumë me rëndësi që Agjenda e Reforma Evropiane "ERA" do të vazhdoj dhe të kemi zhvillime konkrete të kësaj agjende. Është me rëndësi që të bëhet implementimi i plotë i ERA-së deri në fund të shtatorit të këtij viti. Këtë e theksuam edhe në takim të Këshillit Ministror", tha Hoxha.

Ajo tregoi edhe hapat të cilët do të dërgojnë tek zbatimi i këtij programi, duke shtuar se presin që të njëjtat të kalojnë në Kuvendin e Kosovës për miratim, raporton "Zeri.info".

Ajo mes tjerash tha se Qeveria, institucionet janë të përkushtuara që Agjenda e Reformave Evropiane të implementohet sa më parë.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se takimi i këshillit ministror ishte i drejt, pasi që raportimi nga Ministria e Integrimit ishte shumë i qartë.

Këto komente Haradinaj dhe Hoxha i bënë pas takimit të “Këshillit Ministror për Integrim Evropian”, ku u diskutua për gjendjen e zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA). /Zeri/