Mësohet shkaktari i përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit në Ballkan

Aktuale June 07, 2018 - 11:39
Ja cilët janë shkaktarët e përhapjes së radikalizmit dhe ekstremizmit në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri

Në një hulumtim te realizuar nga qendra Kosovare për Studime te Sigurisë del se në tre vendet e Ballkanit Perëndimor(Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia), platformat më të përdorura nga rekruetusit dhe ekstremistët janë Facebook dhe Youtube teksa lloji i materialit që janë shpërndarë në këto faqe janë: Thirrje dhe përkrahje direkt për xhihad, përkrahje për xhihadistët në Siri, fjalime të urrejtjes, materiale kundër ideologjive të shteteve të ndryshme, përkrahje për sulmet terroriste, raporton "Zëri.info" 

Për këtë hulumtim janë analizuar mbi 60 faqe në këto platforma. Sipas autores së këtij hulumtimi, Vesë Kelmendi ajo qa ka qenë më interesant është numri i madh i pëlqimeve dhe ndjekësve për imamët të cilët kanë shpërndarë ekstremizëm dhe radikalizëm  sesa për ministrat..

LEXO EDHE: 489 shkolla në Kosovë kanë qasje në internet ndërsa janë gjithsej 9543 kompjuterë

Në hulumtim është e paraqitur edhe tabela me emrat e imamëve që kanë më së shumti ndjekës dhe pëlqime.

Në bazë të hulumtimit imami që kanë shpërndarë ekstremizmin dhe radikalizmin  me më së shumti ndjekës dhe pëlqime është Rexhep Memishi me 17.298 pëlqime dhe 17.980, pastaj Zeqirja Qazimi me 8153 pëlqime dhe 8130 ndjekës, Shukri Aliu me 3510 pëlqime dhe 3510 ndjekës dhr Abdurrahman Balla me 2501 pëlqime dhe 2515 ndjekës. /Zëri