LDK: Me ture lobuese turistike nuk sigurohen vizat

Aktuale June 07, 2018 - 10:03
Lexoni më shumë detaje

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se deputetët e saj nuk do të jetë pjesë e delegacionit kosovarë  të prirë nga kryeparlametarti Kadri Veseli, në  turin lobues për liberalizim të vizave në disa shtete të Evropës, raporton “Zeri.info”.

Sipas Grupit Parlamentar të LDK-së, këto vizita turistike thotë se kjo nuk është mënyra e duhur për të lobuar për vizat.

“Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues – turistik të Kryetarit të Kuvendit sepse konsideron se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla”, thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Nisen 'trimat' për lobim

Sipas LDK-së për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues - turistik të Kryetarit të Kuvendit.

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues - turistik të Kryetarit të Kuvendit sepse konsideron se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla.

Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane.

Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës.

Për informim të opinionit, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare.

Udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së.