Nderojnë Skënderbeun, keqpërdorin UÇK-në (VIDEO)

Aktuale June 06, 2018 - 20:42
Lexoni më shumë detaje

Rojet i kanë bërë nderime heroit kombëtar, edhe pse policia i arrestoi më parë

Në mesditë u arrestuan nga policia, kurse disa orë më vonë këta gardian u panë sërish në vendin e njejtë.

As organet e rendit e as moti me shi nuk u ndal ata për ta nderuar heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, raporton T7.

Këtë veprim policia e konsideron si të jashtëligshëm por Kastriot Berisha që ka angazhuar këto roje, ka vërejtje për sjelljen e policisë.

E qëndrimi e roja para bustit, sipas tij nuk përbën asnjë shkelje.

Sipas nismëtarit të këtij aksioni, i cili ka synin bashkimin e trojeve shqiptare, kjo do të vazhdojë edhe më tutje.

Besarti, që po qëndron para bustit edhe në shi thotë që nuk frikësohet nga arrestimi.

Disa nga gardianët, që siç thotë Kastriot Berishaj ishin edhe pjesë e luftës së fundit, mbanin emblemën e UCK-së.

Por kjo është e papranueshme nga organizatat e dala nga lufta.

Hysni Gucati në një prononcim për FRONTAL thotë se ligji duhet të ndjek të gjithë ata që në emër të UCK-së ndërmarrin veprime të tilla.

Ndërkohë nga policia kanë bërë të ditur për FRONTAL, se janë duke pritur rekomandimet e prokurorit për procedim të mëtejme të rastit.