Në këtë komunë mjekët kujdestarë marrin para pa qenë në ndërrim

Aktuale June 05, 2018 - 12:11
Ja në cilën komunë

Stafi mjekësor në qendrat spitalore të Drenasit, kompensohet me para edhe gjatë kohës kur  nuk janë në ndërrim, raporton “Zeri.info”.

Mjafton, të jetë prezent një zyrtar nga stafi që të nënshkruaj në emrin e secilit prej tyre.

Kjo gjetje është evidentuar nga auditori, gjatë hartimit të raportit vjetor për komunën e Drenasit.

Auditori ka gjetur, se në dy raste ndërrimet e natës janë kompensuar me nga 265 euro. Ndërsa, nga verifikimi i ditarëve të shënimeve bëhet e ditur se stafi mjekësor nuk janë nënshkruar individualisht, por një zyrtarë për të gjithë.

Madje, e njëjta ka vazhduar në të gjitha kujdestaritë, përveç mjekëve kujdestarë të cilët thuhet se janë nënshkruar, raporton Zëri.Info.

“Në dy raste kujdestaritë-ndërrimet e natës ishin kompensuar 265€, derisa nga verifikimi i ditarëve të kujdestarive-ndërrimeve të natës kemi evidentuar se stafi mjekësor nuk ishin nënshkruar individualisht, por një zyrtar ishte nënshkruar për të gjithë. Kjo dukuri është e shprehur për të gjitha kujdestaritë- ndërrimet e natës përveç mjekëve kujdestarë të cilët nënshkruheshin dhe vendosnin faksimilet”, bëhet e ditur në raportin e auditorit për Komunën e Drenasit.

Lëshimet e tilla sipas auditorit, rrezikojnë mbi pagesë të kujdestarive dhe mungesë shërbimesh  të mira për qytetarët.

“Mangësitë e evidentuara në menaxhimin e duhur të ditarëve të kujdestarive ndërrimeve të natës janë tregues i mungesës së efektivitetit të kontrolleve të brendshme në ketë fushë, dhe rrezikojnë përveç në mbi pagesë të kujdestarive edhe në mungesën e shërbimeve më të mira dhe të duhura për qytetarët”, thuhet tutje. /ZËRI/