Rrëfimi i fëmijës që punon rrugëve të Prishtinës për të ushqyer familjen

Aktuale June 04, 2018 - 21:51
Detajet

Është vetëm 11 vjeç, por ai mban familjen, kurse prindërit e tij qëndrojnë në shtëpi.

Ditën kur bashkëmoshatarët e tij shkuan për herë të parë në shkollë dhe formuan rendin e u njoftuan me mësuesën, ai ishte pikërisht në këtë vend, ku ndodhet edhe sot.

Madje me orë të tëra sorollatet rrugëve, që në mbrëmje të ketë 5 euro në xhep.

Ndërkohë, kur shkolla për të nuk është prioritet, prindërit i qëndrojnë në shtëpi.

E, ky është vetëm një nga fëmijët e shfrytëzuar në Kosovë.

Fëmijët në Kosovë, ka raste edhe kur trafikohen.

Behgjet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në një përgjigje dhënë Tribuna Channel thotë se kjo çfarë po u bëhet fëmijëve, para se gjithash është shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas sociologut, Ferdi Kamberi, pas këtyre fëmijëve në të shumtën e rasteve fshihet dikush.

Madje, sipas tij, këta fëmijë në të ardhmen do të kenë pasojë të mëdha.

Kujtojmë se sot është dita botërore e fëmijëve të pafajshëm viktima të agresionit, e cila ka për qëllim të njihet dhimbja e të gjithë fëmijëve në botë, që janë viktima të abuzimit fizik, mendor apo emocional.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën: