Komuna që bleu 90 kontinjerë, por i mori vetëm 9

Aktuale June 04, 2018 - 18:39
Detajet

Raporti i Auditimit për  vitin 2017 në komunat e Kosovës, ka gjetur shkelje të mëdha në shumë prej tyne.

Njëri nga ta është në komunën e Leposaviqit, ku kishte paguar për blerjen e 90 kontenjerëve por që i ka marrur vetëm 9 sosh.

Shumë e paguar për 90 kontenjerët kishte qenë 13 mijë e 75 euro (13.075), por që kishin pranuar kontenjerë në vlerë prej 1 mijë e 350 euro, shkruan Insajderi.

“Për projektin “Furnizim me 90 kontejnerë për mbeturina për nevojat e ndërmarrjes publike JKP Leposaviq, në vlerë prej 13,075€ (komplet vlera e paguar), sasia e pranuar e kontejnerëve ishte vetem për nëntë copë në vlerë 1,350€, ndërsa 81 kontejnerë tjerë në vlerë 11,725€ komuna nuk i ka pranuar dhe nuk i janë dorëzuar ndërmarrjes JKP Leposaviç”, thuhet në Raportin e Auditorit.

Po ashtu gjetjet e Auditorit shkojnë edhe më larg në këtë komunë, e cila udhëhiqet nga komuniteti serb.

Auditori i ka përmendur dy raste kur komuna ka paguar nga dy herë faturat e projekteve.

Njëri projekt në vlerë prej 76 mijë eurosh, ishte paguar me vendim të thesarit, por që të njëjtën vetëm pak kohë më vonë e kishte paguar prapë komua. Kurse, projekti tjetër ku është paguar dy herë për të njëjtën gjë , kap shifrën prej 10 mijë eurosh,

“Për projektin “Rindërtimi i rrugëve lokale në fshatrat Leshak – Bello Brdo në komunën e Leposaviqit”, Fatura nr. 4/2/2016 e datës 11.02.2016 në vlerë prej 76,000€ (me përshkrimin situacioni VI punët e kryera në rrugët Leshak-Belo Brdo), ishte paguar me vendim të Thesarit më datë 24.03.2017. Të njëjtën faturë prej 76,000€ e ka paguar prapë komuna më datë 11.04.2017; dhe Po ashtu për projektin “Rindërtimi i rrugëve lokale në fshatrat e komunës së Leposaviqit”, Fatura nr. 3/2/2016 e datës 11.02.2016 në vlerë prej 10,000 € (me përshkrimin situacioni V – punët e kryera në rrugët Soqanica –Pridvorica), ishte paguar me vendim të Thesarit më datë 24.03.2017. Të njëjtën faturë prej 10,000€ e ka paguar prapë komuna më datë 11.04.2017” shkruhet në Raportin e Auditorit për vitin 2017.