BE-ja deklarohet për dialogun e Kosovës me Serbinë

Aktuale June 04, 2018 - 14:45
Lexoni më shumë detaje

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të mos bëjë të ditur datën se kur ky dialog do të filloj raporton “Zeri.info”.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme kur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Karlos Martin Ruis de Gordehuela nuk është përgjigjur direkt në pyetjen nëse dhe kur do të mbahet faza tjetër e dialogut Kosovë-Serbi,  duke thënë vetëm se Brukseli është në kontakt të përhershëm me të dyja palët.

“Jemi në kontakt të përhershëm me të dyja palët dhe do të vazhdojmë bisedimet në Bruksel sa më parë që të jetë e mundur”, tha Gordehuela në konferencën për media.

Në anën tjetër presidenti Thaçi javën e kaluar ka thënë që dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë në fund të këtij muaji, ose në fillim të korrikut. /ZERI/