MASHT shpallë rezultatin e Testit të Arritshmërisë

Aktuale June 04, 2018 - 14:14
Lexoni më shumë detaje

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilit arritshmëria është 61 për qind, apo 3 për qind më shumë se vitin e kaluar ku arritshmëria ishte 58 për qind, transmeton "Zeri.info".

Siç dihet, Testi i Arritshmërisë nuk ka karakter eliminues për nxënsit, por rangimi i tyre sipas rezultateve do t`u shërbejë si përparësi  për regjistrimin e tyre në shkollimin e mesëm të lartë.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, MAShT ka filluar shpërndarjen e tyre në Drejtoritë Komuinale të Arsimit.

Ky test njëherësh, i shërben MAShT-it edhe për shqyrtimin, apo përmirësimin e politikave arsimore, me synimin e përhershëm për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.