Adem Mikullovci imiton Kadri Veselin, ky është reagimi i tij (VIDEO)

Aktuale June 04, 2018 - 13:08
Shikojeni reagimin e Kadri Veselit

Kryeparlamentari Kadri Veseli është përpjekur që sa më shpejt të kryejë procedimin e këtyre pikave, duke lexuar më shpejt se zakonisht.

E kjo gjë ka bërë që të reagojë deputeti më i moshuar i Kuvendit nga radhët e VV-së, Adem Mikullovci.

Mikullovci me të marrë fjalën imitoi Veselin duke folur në mënyrë të pështjelltë.

“…………….epo fola sikur je kryetar, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë. Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj”, ka deklaruar Mikullovci.

E , Veseli për një moment qëndroi i shtangur pasi që fillimisht mendoi se deputeti Mikullovci nuk po ndihej mirë.

“Unë jam i gëzuar, se u frikësova fillimisht mos nuk je mirë, por ma bane me dije që unë nuk qenkam mirë. Faleminderit shumë. Ke të drejtë plotësisht, do të shkoj më ngadalë”, ka deklaruar Veseli.

Pas kësaj kanë shpërthyer të qeshurat në sallën e Kuvendit.