Kirurgët hyjnë në grevë

Aktuale June 04, 2018 - 11:43
Lexoni më shumë detaje

Kirurgët e Klinikës Abdominale në QKUK sot kanë hyrë në grevë për mosrealizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave dhe pagesat për kujdestaritë, raporton zeri.info.

Ata kanë treguar për Zërin se greva do të zgjasë një ditë, por që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të mbajnë prapë grevë më 18 qershor.     

Derisa mjekët janë në grevë, rastet emergjente do të pranohen për trajtim, ndërsa ato joemergjente nuk do të pranohen. /Zeri/