Abrashi kritikon qeverisjen në Prishtinë (VIDEO)

Aktuale June 04, 2018 - 11:23
Abrashi me kritika drejtuar Ahmetit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur  konferencë për medie.

Me këtë rast  Arban Abrashi ka folur për zhvillimet e fundit në kryeqytet, raporton Zëri.info

Sipas tij ajo çka është duke ndodhur në komunë është fatkeqësi për kryeqytetin.

“Nuk ka projekte të mira për komunën, ka ulje të të hyrave dhe rritje të shpenzimeve, ajo çka po ndodhë është fatkeqësi për kryeqytetin dhe për qytetarët duke i parë, nga  107 projekte të parapara deri në maj janë publiku vetëm 66 projekte qe paraqesin një përqindje prej 61% deri në maj dhe këto rrezikojnë të dështojnë për shkak të ankesave”, tha Abrashi raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu përmendi projektet për të cilat është zotuar kryetari Ahmeti e që nuk i ka bërë.

“Nuk ka asnjë projekt edhe për 5 shkollat e parapara, deri sa projektet zhvillimore nuk po ecin përpara po ecin vetëm ato të grupeve bizenesore” tha ai, raporton “Zeri.info”.

Problem tjetër për Abrashin paraqet edhe numri i madhë i drejtorive në Komunën e Prishtinës.

“Administrata është rritur me 3 drejtori dhe e ngufatë buxhetin e komunës. Diçka që është proklamuar shumë sot po ndodh e kundërta, komuna ka marrë me qira mbi 60 komuna duke përfshirë edhe xhipin e kryetarit të komunës dhe paraqet një politik kundërthënëse me atë çka është premtuar “ tha Abrashi./ZËRI/