“Udhëheqja e dialogut nga presidenti, lehtësim për procesin”

Aktuale June 04, 2018 - 07:57
Mësojeni se kush thotë kështu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka bërë me dije se pozita dhe opozita duhet në ndihen të çliruar për faktin se presidenti Hashim Thaçi do ta udhëheq fazën finale të dialogut me Serbinë.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se përfshirja e presidentit në këtë fazë të dialogut do të jetë lehtësim për këtë proces.

Sipas tij, përfshirja e institucioneve të vendit në këtë proces të dialogut është më e rëndësishme se emrat.

Deputeti i PDK-së, ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë që presidenti i vendit të jetë në krye të këtij procesi e bëjnë për çështje personale.

Pajaziti është shprehur i sigurt se në Kuvend do të mbizotërojnë zërat që kanë në plan të parë interesin e shtetit tonë në këtë proces të dialogut.